JETOI 9 VITE ME BOJKEN LAKON/ Semi zbulon gabimin që nuk do të donte ta përsëriste me kurrë – AlpeGossip
JETOI 9 VITE ME BOJKEN LAKON/ Semi zbulon gabimin që nuk do të donte ta përsëriste me kurrë

JETOI 9 VITE ME BOJKEN LAKON/ Semi zbulon gabimin që nuk do të donte ta përsëriste me kurrë

Kantautori Bojken Lako dhe Semi Jaupaj kishin zgjedhur për shumë vite të mos flisnin për jetën e tyre private, por hyrja e kësaj të fundit në një reality show si ‘Big Brother’, ka nxjerrë për publikun disa detaje dhe të panjohura nga marrëdhënia e tyre.

Më herët, ajo ka pohuar se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se janë njohur kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

Ndër të tjera, këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurtë për atë që po bënin.

Së fundmi, gjatë “lojës së sinqeritetit”, ku ata duhet t’i bënin pyetje njëri-tjetrit, Einxhel e pyeti Semin se çfarë do të ndryshonte në një marrëdhënie tjetër. “Së pari të kem një jetë timen, në kuptimin që unë nuk kam punuar, nuk kam patur një shoqëri timen krahas shoqërisë së atij, dhe njeriu duhet të ketë një jetë të vetën”, tha këngëtarja, duke treguar ndoshta kështu se çfarë nuk shkoi në marrëdhënien e saj me Bojkenin