Imazhi i fundit i Gigi Hadid në konverin e revistës “Vogue Italia” u përfol shumë ditën e djeshme. Dhe modelja për të gjithë këtë debat vendosi, që të sqaronte ndjekësit e saj përmes një mesazhi në “InstaStory”.
Ajo postoi një foto të vetes duke dalë nga vendi ku u zhvilluan fotot atë ditë dhe thekson sesa e nxirë ishte, për shkak të kremrave që ishin përdorur. Hadid shkruan se, koveri nuk ishte “realizuar në mënyrën e duhur”.