NUK JU KISHTE VAJTUR MENDJA/ Jastëku ju shkakton aknet në fytyrë dhe ja çfarë duhet të bëni – AlpeGossip
NUK JU KISHTE VAJTUR MENDJA/ Jastëku ju shkakton aknet në fytyrë dhe ja çfarë duhet të bëni

NUK JU KISHTE VAJTUR MENDJA/ Jastëku ju shkakton aknet në fytyrë dhe ja çfarë duhet të bëni

Pas një dite të lodhshme, mezi presim të ribashkohemi me krevatin. Një rutinë e shpejtë për kujdesin ndaj lëkurës bën që të shtrihemi brenda dhjetë minutash nga mbërritja në shtëpi, por të nesërmen zgjohemi me një problem të ri: akne. Nëse e lajmë fytyrën para se të shtrihemi, fajin duhet ta ketë këllëfi i jastëkut, apo jo?

Këllëfët mund të mbajnë papastërti dhe yndyrë

Si çdo gjë tjetër që transferon papastërti dhe yndyrë në lëkurë, këllëfët mund të jenë shkaktarë të acne mechanica. Acne mechanica është rezultat i një materiali ose objekti që bie në kontakt me lëkurën. Kur këllëfi nuk ndërrohet ose nuk lahet rregullisht, papastërtitë e grumbulluara nga ambienti e nga flokët, transferohen në lëkurë. Kështu, poret bllokohen dhe shndërrohen në puçrra.

Materiali i këllëfit s’ka dhe aq rëndësi

Thonë se këllëfët e satenit shkaktojnë puçrra, por jo domosdoshmërisht. Nëse nuk ndërrohet rregulisht, do të mbajë më shumë papastërti, djersë e yndyrë. Nëse keni produkte në flokë para se të shtriheni, yndyra e flokut do të prekë sipërfaqen e këllëfit e do të transferohet në lëkurë. Kjo ndodh edhe nëse këllëfi është pambuk, mëndafsh a saten.

Një lëkurë s’është si tjetra

Jo të gjithëve u shkaktojnë akne këllëfët e jastëkëve. Por, nëse keni lëkurë me tendencë akneike, qoftë prej hormoneve, shkaqeve gjenetike a stresit, këllëfët e papastër thjesht theksojnë këtë tendencë dhe përkeqësojnë një situatë delikate.

Ja çfarë mund të bëni:

1. Lani fytyrën çdo darkë para se të shtriheni.

2. Zgjidhni këllëfë të bërë me pëlhura natyrale, si pambuku, liri, kërpi, mëndafshi, deveja etj.

3. Lajini këllëfët çdo dy deri në tre ditë.