Zbuloni disa mënyra si të largoni njollat e manikyrit – AlpeGossip
Zbuloni disa mënyra si të largoni njollat e manikyrit

Zbuloni disa mënyra si të largoni njollat e manikyrit

Derdhja e manikyrit është një gjë që ndodh, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ja si duhet të përballemi me njollat që ato lenë.
Bërja e pedikyrit në shtëpi nuk është asnjëherë e lehtë apo e kënaqshme. Gjëja më e keqe me të cilën përballemi janë edhe njollat që ato lenë për shkak të derdhjes së tyre në tapet, tavolinë dysheme, veshje etj.

Për të mos u kthyer në një makth të vërtetë, ja si ti largoni lehtësisht këto njolla të manikyrit nga objekte të ndryshme.

1-Si të largoni manikyrin nga rrobat.
Vendosni një rrobë të vjetër mes njollës dhe shtresës tjetër të veshjes apo çarçafëve në mënyrë që të mos lejoni përhapjen e njollës. Nëse njolla është ende e lagur atëherë largoni sasinë e tepërt të saj. Mos përdorni letër, sfungjer apo peshqir me push pasi mund të ngelen papastërti të tjera në njollën e manikyrit.

Krijoni një pastë me detergjent dhe zbardhues për heqjen e njollave dhe më pas fërkoni zonën me një furçë apo dorë. Nëse njolla nuk ka ikur atëherë vendosni për 30 minuta në zbardhues dhe më pas lajeni si zakonisht.

2-Si të largoni manikyrin nga tapeti apo divani juaj.

Edhe në këtë rast njollat trajtohen me pastën e formuar nga detergjenti dhe zbardhuesi. Fërkoni njollën me një copë pambuku deri sa ajo të ikë.

3-Si të largoni manikyrin nga pllakat, dyshemeja apo tavolinat.

Këto njolla mund ti largoni me një aceton delikat që nuk dëmton materialin e objekteve.