Temperatura tek fëmijët/ Ja çfarë të bëni – AlpeGossip
Temperatura tek fëmijët/ Ja çfarë të bëni

Temperatura tek fëmijët/ Ja çfarë të bëni

Cilat janë mënyrat natyrale me efikase për te ulur temperaturën?

Temperatura tek fëmijët është një gjendje e shpeshte sepse shkaktohet nga shume faktorë. Por cilat janë mënyrat natyrale me efikase për te ulur temperaturën?

1. Shkaku u temperaturës
Temperatura është një mekanizëm i mbrojtjes imunitare qe organizmi aktivizon për te luftuar infeksionet. Ngritja e temperaturës pengon proliferimin e baktereve dhe viruseve dhe shërben për sinjalizuar qe diçka nuk shkon. Infeksionet qe mund te shkaktojnë temperaturë tek fëmijët janë te shumta por me te zakonshme janë ato te rrugëve te frymëmarrjes si për shembull e ftohura, gripi, dhimbje e fytit, bronkiti. Ndonjëherë temperatura mund te shkaktohet nga përdorimi i disa ilaçeve ose mund te manifestohet si pasoje e vaksinave apo daljes se dhëmbëve.

2. Mënyrat natyrale
Ne përgjithësi për te luftuar temperaturën është e mjaftueshme te lini fëmijët te qetësohen dhe ti hidratoni shume. Ne pjesën me te madhe te rasteve e marrin veten ne pak ore por nëse temperatura zgjat dhe shoqërohet me simptoma te tjera si vjellje, dehidratim dhe gjendje jo e mire e theksuar atëherë mund te përdorni disa mënyra natyrale për te lehtësuar këto simptoma.

– Me temperaturën trupi konsumon shume lëngje dhe si pasoje fëmijët duhet te marrin shume cajra, lëngje frutash dhe perimesh, ujë etj.
Janë te preferueshme ushqimet qe përmbajnë vitamine C.

– Për te ulur temperaturën mund te përdorni bime aromatike te cilat kane efekte pozitive mbi uljen e temperaturës apo kollës etj.

3. Kur duhet te thërrisni pediatren
Është mire qe pediatria te konsultohet ne çdo rast para se ti jepni fëmijës çdo lloj ilaçi. Por ne mënyrë me specifike është mire te takoni mjekun kur:

– Nëse fëmija është te paktën 3 muaj dhe ka një temperature me te larte se 38’C.

– Nëse fëmija është 3-12 muaj dhe ka një temperature me te larte se 39’C.

– Nëse fëmija është me pak se 2 vjeç dhe temperatura zgjat me shume se 24-48 ore.

– Nëse fëmija ka me shume se 2 vjeç dhe temperatura është persistente.