Dy ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha festoi ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë ajo postoi një foto që ngjalli shumë kritika.
Këtë foto e ka komentuar sot edhe reperja e njohur nga Kosova, Gjira Kajtazi e cila në një postim në Instastory ka shkruar se morali nuk duhet të shitet për para dhe famë.
Gjira ka ripostuar fillimisht statusin e reperit Jetmir Hoxha i cili ka shkruar krah fotos së Bebes: “Ti mund të mendosh që në moshën 30-vjeçare je i zgjuar. Veçanërisht kur je e famshme dhe kur dikur ke deklaruar se ke përgjegjësi për gjeneratën e re të vajzave, gjë që vjen nga pozicioni që ke. Por ti nuk je absolutisht ndryshe nga Cardi B apo Nicki Minaj, pa talent dhe plot mbeturina. Femrat si ty i duan të gjitha, por respekti fitohet me veprime, jo ta kërkosh me fjalë”.
Më pas në një postim tjetër Gjira shkruan: “Më ka marrë malli të dëgjoj një këngë me vëmendje se po e di që të gjithë kanë pare e Gucci”.