PUBLIKON FOTON “UJË DHE SAPUN”/ Hygerta Sako më natyrale se kurrë – AlpeGossip
PUBLIKON FOTON “UJË DHE SAPUN”/ Hygerta Sako më natyrale se kurrë

PUBLIKON FOTON “UJË DHE SAPUN”/ Hygerta Sako më natyrale se kurrë

Hygerta Sako është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe kjo jo pa shkak. Ish Miss-i shqiptar ka moderuar përherë emisione sportive dhe është konsideruar si një nga figurat më të bukura të ekranit shqiptar.

Së fundmi Sako ka publikuar një foto të sajën pa ‘make up’, në të cilën duket mjaft simpatike si gjithmonë. “Pa gjumë, pa ‘make up’, pa probleme”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos ku bie në sy natyraliteti i moderatores.

Kujtojmë se Hygerta momentalisht i është përkushtuar profesionit të saj si gazetare dhe drejtuese e emisioneve të ndryshme. Ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve për shkak të tipareve dalluese dhe bukurisë që ka, e cila e bëri dhe fituese të ‘Miss Shqipëria’ në vitin 1995.