E TMERRSHME/ Bashkëshorti po helmonte moderatoren e njohur pak para se të divorcoheshin – AlpeGossip
E TMERRSHME/ Bashkëshorti po helmonte moderatoren e njohur pak para se të divorcoheshin

E TMERRSHME/ Bashkëshorti po helmonte moderatoren e njohur pak para se të divorcoheshin

Pak javë më parë u dha lajmi se moderatorja e njohur amerikane, Wendy Williams ka paraqitur një kërkesë për divorc, pasi mësoi se bashkëshorti i saj Kevin Hunter, e tradhtonte prej më shumë se një dekade.

Kevin është producent televiziv në emisionin që ajo moderon prej kohësh, por ai me sa duket kishte shkuar më tej se tradhtia në marrëdhënien e tij me Williams.

Policia në New Jersey vizitoi shtëpinë e Wendy Williams dhe burrit të saj Kevin Hunter në janar, për të kryer një kontroll pas një telefonate që pretendonte se moderatoren po e helmonin.

Një raport i policisë thotë se thirrja erdhi në fillim të vitit 2018 nga një “telefonues i rastit”, i cili pretendonte se burri i Wendy-t, Kevin Hunter “po e helmonte moderatoren”.

Kur oficerët e pyetën nëse ka ndonjë të vërtetë në këtë telefonatë, ajo nuk e mohoi plotësisht, duke thënë “epo unë jam shumë e famshme”.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e saj, ishte Hunter ai i cili hapi derën dhe hezitoi t’i linte ata të futeshin brenda dhe për më tepër të flisnin personalisht me bashkëshorten e tij.

Më pas ata hynë brenda dhe e gjetën moderatoren në shtrat të mbuluar me një batanije nga koka te këmbët.

Ajo nuk u rikthye në show pas pushimeve dhe u tha se do të pushonte për arsye mjekësore. Më pas “Daily Mail” publikoi lajmin e tradhtisë së Hunter me një terapiste, me të cilën kishte një fëmijë.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga Wendy e cila iu dorëzua abuzimit me drogën dhe më pas tha publikisht se është single.