Modelja e njohur Kristina Baki ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të dytë.
Me anë të një postimi në Instagram Kristina është shfaqur mjaft e lumtur dhe e emocionuar pasi tregon barkun e rrumbullakosur.
Në videon e publikuar modelja shihet me vajzën e saj teksa kjo e fundit i puth barkun, e ndërsa partneri i saj i cili nuk preferon të ekspozojë imazhin e tij dhe gjithmonë ka preferuar privatësinë, ka treguar veç duart të cilat kanë përqafuar barkun e Kristinës.
Më shumë dashuri, më shumë jetë, familja jonë po rritet!”- shkruan Baki krahas postimit.
E veshur “matchy-matchy” me të bijën, modelja ka zgjedhur këtë mënyrë për të ndarë këtë lajm kaq të veçantë me ndjekësit.
Megjithatë, priten ende lajme të tjera nga Kristina pasi ajo ende nuk ka bërë me dije gjininë e bebit. Ishte viti 2019 ku modelja tregoi se ishte në një lidhje dashurie dhe se martesën nuk e shihte larg.
Në gusht të 2022 u bë i ditur edhe djali që ja kishte marrë zemrën modeles shqiptare.
Gjatë festës së “Sunny Hills”, mikesha e ngushtë e Kristinës, Adrola Dushi, ndau fotot e para me çiftin në rrjetet sociale e ndërsa pak ditë para saj një foto të tyre e kishte ndarë edhe Dua Lipa në InstaStory-n e saj.
Fillimisht ajo postoi një foto me partnerin e Kristinës, duke shkruar: “Me kunatin”, teksa edhe e ka etiketuar.
Më pas modelja ndau një tjetër foto ku pozon me të dy duke na dhënë një nga pak fotot e çiftit bashkë.
Disa ditë më parë ishte Dua Lipa ajo e cila publikoi një foto të Kristinës me partnerin e saj. Dua shijoi disa ditë pushime në Shqipëri, teksa darkoi me modelen dhe partnerin e saj Eros Shenebiela.
Dua postoi dy foto me ta teksa gjatë gjithë kësaj kohe Kristina nuk ishte shfaqur me partnerin. Ajo ka postuar në Instagram vetëm një foto por pa i zbuluar portretin.
Modelja u bë nënë për herë të parë në muajin maj të 2022 kur mirëpriti në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Siera. Ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin: Siera. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’.
“Në ditën e baby-shower dua të zbuloj edhe emrin e bebushes sime. Në fakt ishte shumë e vështirë. Para se të isha shtatzënë mendoja se ishte gjëja më e thjeshtë për të gjetur një emër. Emrat që dëgjoja mendoja “O sa i bukur ky o sa i bukur ai.” Por gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë se ka qenë gjëja më e vështirë. Emri që më pëlqente mua nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas. Gjithashtu edhe ndonjë familjari, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që na pëlqeu të gjithëve: Siera. Ky emër në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip ‘si era’. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, si ne. Ndaj kemi vendosur ta festojmë baby-showrin në një fermë.”-tha ajo.






















