Si qëndron e vërteta e Botox-it në foton e Lorit? – AlpeGossip
Si qëndron e vërteta e Botox-it në foton e Lorit?

Si qëndron e vërteta e Botox-it në foton e Lorit?

Në një foto në Instagram, dikush i komentoi Lori Hoxhës se e ka fytyrën të mbushur me Botox, e sërish duket natyrale. Lori, iu përgjigj duke i thënë se s’ka Botox në fytyrë, është shumë e re dhe s’i nevojitet.

had my first photshoot ever with this one and here we are 6 years later #ogs

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

 

Si ky keqkuptim, kanë ndodhur plot. Nevojitet një shpjegim për produktet e përdorura në trajtimet kozmetike dhe prandaj përpiluam këtë artikull.

Çfarë është Botoxi dhe si funksionon?

Botulinum toxin është një proteinë e purifikuar që përdoret për të relaksuar muskujt e fytyrës që shkaktojnë vija dhe rrudha. Gjithashtu përdoret për të trajtuar gjendje mjekësore si djersitja e tepërt dhe migrena. Është një produkt i sigurt, i miratuar nga autoritetet në fushën mjekësore dhe kozmetike.

Përdorimi nuk ka efekte anësore. Rekomandohet për rigjenerimin e lëkurës dhe pakësimin e vijave dhe rrudhave. Botulinum toxin injektohet në muskuj dhe përmirëson dukjen e rrudhave brenda një kohe të shkurtër.

Efekti zgjat nga tre deri në gjashtë muaj.

Çfarë janë mbushësit dhe si funksionojnë?

Teksa njerëzit plaken, kolagjeni dhe elastina në lëkurë pakësohet dhe qelizat humbasin aftësinë për të prodhuar më shumë. Lëkura bëhet më e thatë, më e hollë dhe më e paaftë për të rigjeneruara veten. Trupi është i pasur me rezerva të bollshme acidi hialuronik dhe me kalimin e viteve kjo rezervë pakësohet.

Mbushësit dermalë zakonisht konsistojnë në injektimin e acidit hialuronik përmes një shiringe të hollë. Efektet vihen re menjëherë pas trajtimit. Trajtimi i rudhave me mbushës dermalë është i shpejtë dhe nuk lë shenja. Përdoren gjithashtu për t’i dhënë më shumë dimension fytyrës, si përshembull në mollëza apo buzë. Substanca gjendet në trup dhe me kalimin e kohës përthithet nga lëkura.

Më shpesh përdoet për t’i dhënë tjetër pamje fytyrës, pasi e bën lëkurën të duket e freskët dhe natyrale.

Po silikoni?

Dikur, për të mbushur buzët përdorej dhe silikoni, por me kalimin e kohës u kuptua që nuk ishte materiali ideal për këtë punë. Trupi e refuzon dhe mund të shkaktojë dëme shëndetsore.