ROZA LATI NUK JA PËRTON ASKUJT/ Sherret që bën “zhurmë” me Encën dhe Kejsin – AlpeGossip
ROZA LATI NUK JA PËRTON ASKUJT/ Sherret që bën “zhurmë” me Encën dhe Kejsin

ROZA LATI NUK JA PËRTON ASKUJT/ Sherret që bën “zhurmë” me Encën dhe Kejsin

Roza Lati është një femër e guximshme dhe aspak e ndrojtur sidomos kur bëhet fjalë për “thumbime” mes VIP-ave e jo më pak mes komentuesve. Pa asnjë kompleks ajo guxon e jua thotë atë që mendon drejt e publikisht, si të ishte vetëm me personin në fjalë.

Përplasja me Encën u bë dhe vazhdon të jetë e bujshme, nisi me Rozën e cila me të ftuar në emisionin “Why Not” Trejsi Sejdinin ironizuan Encën duke thënë se “është e virgjër se nuk e nge dot njeri”. Enca sigurisht që nuk e la pa një përgjigje dhe sherri vazhdonn ende dhe sot edhe pse duket “në gjumë”.

Ndërkohë së fundmi Roza pati një përplasje edhe me Keisin, partneren e shokut të saj Stresit. Ku ky debat erdhi si pasojë e një skeçi që u bë në skenë e “Why Not”.

Stresi u trajtua si ai mashkulli që femra përfiton prej tij dhe në fudn është ajo që “ja punon pas krahëve” dhe e raporton në polici. Por Keisi e mori perosnale gjithë lojën dhe publikoi gjithë mendimin kritikues duke thënë edhe se Rozës i “ajnë tharë idetë”. E kështu vazhdoi, insta-story plot kunja nga të dyja vajzat dhe një gjuhë e ashpër mesa tyre. Ishte Stresi ai që “i dha fund” sherrit të bashkëshortes me miken e tij të mirë duke i drejtuar të flasin në privat.

Pra siç shihet Roza Lati nuk ja përton askujt dhe madje jua thotë troç mendimin e saj nëpër rrjete sociale e publikisht, duke mos u ndikuar aspak nga reagimet e publikut.

ALPEgossip.al