Adriana Matoshi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto dhe video nga përditshmëria. Sigurisht, nuk mungon as partneri i saj, futbollisti Keith Groeneveld.
Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory një fotografi, ku shfaqet në krahët e Keith.
“Më mungon shumë dashuria ime”, ka shkruar Adriana sipër fotos.
Kieth prej disa vitesh jeton në Belgjikë, ku është i angazhuar në karrierën e tij si futbollist, ndërsa Adriana po ushtron profesionin e saj si deputete në parlamentin e Kosovës.
Lidhja e tyre u bë zyrtare rreth dy vite më parë, por është përfolur mjaft gjatë për shkak të diferencës së moshës që ata kanë.