Më në fund, një trend vetullash që na pëlqen dhe mund ta provojmë - AlpeGossip
Më në fund, një trend vetullash që na pëlqen dhe mund ta provojmë

Më në fund, një trend vetullash që na pëlqen dhe mund ta provojmë

 

A nuk ju ka ardhur në majë të hundës me trendet e njëpasnjëshme të vetullave? Çdo javë del ndonjë gjë e re që është më tepër qesharake sesa trend. Në shumicën e rasteve, kështu ndodh.

Përveç, ndoshta vetullave të lyera ose zhytura, quajini si të doni.

 

Simi dhe Haze Khadra, influencuese mode dhe DJ, i provuan gjatë Javës së Modës në Londër. Gjysma e vetullës ishte e lyer me bojë të zezë ose rozë të ndezur, gjysma tjetër, qëndronte normale.

Ngjan këndshëm, apo jo?

Është një mënyrë e thjeshtë për t’i shtuar ngjyrë fytyrës, por pa u dukur sikur të kanë sulmuar fëmijë me lapsa në duar.

Aplikimi është i thjeshtë. Mjafton të mbushni vetullat si do t’i mbushnit normalisht, vetëm se duhet të përdorni një laps me ngjyrë. Shtoni xhel vetullash të tejdukshëm dhe kaq ishte.

 

Pjesa tjetër e grimit duhet mbajtur sa më minimal. Lëkura duhet të jetë e njëtrajtshme dhe matte, pak konturim dhe qerpikë natyralë.