DËSHMIA TRONDITËSE/ El Chapo i varroste armiqtë të gjallë – AlpeGossip
DËSHMIA TRONDITËSE/ El Chapo i varroste armiqtë të gjallë

DËSHMIA TRONDITËSE/ El Chapo i varroste armiqtë të gjallë

Lordi i drogës në Meksikë, Joaquín “El Chapo” Guzmáni i torturonte dhe i vriste vetë armiqtë e tij.

Kjo ishte dëshmia më e tmerrshme e bëri deri tani në gjyqin e El Chapo në New York.

Ishte truproja e tij Isaia Valdez që përshkroi momentin kur pa lordin e drogës duke rrahur brutalisht tre burra para se ti qëllonte.

Guzman i mohoi akuzat për trafikim droge dhe pastrim parash. Nëse shpallet fajtor mund të burgoset për jetë.

Ish-shefi i kartelit Sinaloa u kap në vitin 2016, pasi u arratis nga burgu.

Ai përdori një tunel për të dalë nga burgu në Meksikë, por u arrestua pesë muaj më vonë dhe u ekstradua në SHBA në vitin 2017.

61-vjeçari përballet me 17 akuza. Gjyqi, që u hap nëntorin e kaluar mes sigurisë së lartë, pritet të zgjasë rreth katër muaj.

Prokurorët thonë se karteli Sinaloa është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Valdez Rios tha në gjykatë se e kishte qenë aty personalisht kur “El Chapo” vrau tre anëtarë të karteleve rivale të drogës.

Ai rrëfeu se dy persona që ishin pjesë e grupit Sinaloa por u bashkuan me kartelin rival të Los Zetas, u konsideruan tradhëtarë nga Guzman. Për më shumë se tre orë, lordi i drogës i rrahu brutalisht, tha dëshmitari.

“Kockat e tyre u thyen totalisht. Ata nuk mund të lëviznin. Joaquin i godiste me armë,”-tha Valdez Rios.

Të dy burrat më vonë u dërguan në një zonë ku mund të shihnin një zjarr të madh.

Atje “El Chapo”mallkoi secilin prej tyre para se ti qëllonte në kokë me pushkë.

Udhëheqësi i kartelit Sinaloa urdhëroi që ata të hidheshin më pas në zjarr.

Burri i tretë i vrarë nga “El Chapo” ishte anëtar i kartelit Arellano Felix.

“Ai kishte djegie të bëra me hekur mbi kurrizin e tij, këmisha i kishte ngecur në lëkurë, kishte djegie në të gjithë trupin,”-tha dëshmitari.

Ai u mbyll në një strukturë prej druri për ditë të tëra. Dhe më pas u dërgua në një varrezë me duart dhe këmbët e lidhura.

“El Chapo” filloi ta merrte në pyetje, dhe ndërsa po përgjigjej, e qëlloi me pistoletë.

Atë e hodhën në një gropë dhe e varrosën të gjallë shtoi Valdez Rios.

Gjtihashtu dëshmitari rrëfeu se i kishte shpëtuar vdekjes pasi lordi i drogës dyshonte se i vidhte paratë.

Valdez Rios, 39 vjeç, ndodhet në një burg në SHBA që nga arrestimi i tij në vitin 2014.

Ai ka qenë anëtar i forcave speciale të Meksikës por më vonë filloi të punonte për “El Chapo” në fillim të viteve 2000.