Dje ka festuar ditëlindjen një nga dizenjuesit më të suksesshëm në vend, Valdrin Sahiti. Të shumta qenë urimet për të në këtë 33 vjetor, nga ku miq, të afërm dhe fansa nuk nguruan t’i uronin ditëlindjen.
Valdrini njihet për miqësitë e ngushta që ka me VIP-at shqiptarë, të cilët e vlerësojnë për punën dhe për njeriun që është. Kështu ka bërë edhe Elvana Gjata në ditën më të shënuar për mikun e saj.
Ajo i ka bërë dhuratën më të madhe dizenjuesit të njohur, duke i sjellë në Shqipëri DJ e njohur Mahmut Orhan.
Enkas nga Turqia DJ me famë ndërkombëtare ka ardhur në ditëlindjen e Valdrin Sahitit. Kjo dhuratë e Elvanës i ka pëlyqer shumë mikut të saj, dhe me siguri kanë kaluar një mbrëmje të bukur nën tingujt e DJ Mahmut.