Foshnja lindet në Kinë katër vite pasi prindërit i vdiqën në aksident me makinë - AlpeGossip
Foshnja lindet në Kinë katër vite pasi prindërit i vdiqën në aksident me makinë

Foshnja lindet në Kinë katër vite pasi prindërit i vdiqën në aksident me makinë

Djali i një çifti kinez që vdiq në një aksident me makinë u soll në jetë përmes një nëne surrogate.

Shen Jie dhe Liu Xi kishin dy vite të martuar kur filluan të provonin fertilizim in vitro. Pesë ditë para se të kalonin një nga embrionët e fertilizuar në mitrën e gruas, çifti vdiq në një akident me makinë, në mars të 2013-s.

Për tre vitet në vazhdim, prindërit e Shen dhe Liu luftuan për të drejtat e embrionëve të ngrirë lënë pas nga fëmijët e tyre të ndjerë. E gjithë çështja ligjore ishte e paprecedentë dhe tmerrsisht e komplikuar.

Pas disa betejash ligjore, të katër prindërit e çiftit morën më në fund kujdestarinë e embrionëve. Në janar të 2017-s, me ndihmën e një agjencie surrogacie, arritën të gjetin një grua në Laos që të mbartte foshnjën. Surrogacia është e paligjshme në Kinë.

Në dhjetor të vitit të shkuar, djali i Shen dhe Liu, u lind. Nëna e Liu, pra gjyshja e bebit, e quajti Tiantian, që përkthehet ‘i ëmbël’. Muajin e shkuar familja festoi 100 ditët e para të jetës së Tiantian.

Nëna e Liu, Hu Xinxian tha për Beijing News: “Sytë e Tiantian-it janë fiks si të vajzës sime, por në përgjithësi i ngjan të atit.”

Gjyshërit kanë vendosur të mos i tregojnë të vërtetën fëmijës, deri kur të jetë mjaftueshëm i rritur. Deri atëherë, do t’i thonë se prindërit janë jashtë shtetit me punë.

“Ky djalë pati fatin të vinte i trishtë në botë. Fëmijët e tjerë kanë baballarë dhe nëna, por ai jo. Sigurisht që do t’i tregojmë të vërtetën në të ardhmen. Si mund të mos ia themi?” tha gjyshi i foshnjës nga babai.