“SHKOJ TEK SHTËPIA E SAJ DHE…”/ Renato Mekolli flet publikisht për të dashurën (FOTO) – AlpeGossip
“SHKOJ TEK SHTËPIA E SAJ DHE…”/ Renato Mekolli flet publikisht për të dashurën (FOTO)

“SHKOJ TEK SHTËPIA E SAJ DHE…”/ Renato Mekolli flet publikisht për të dashurën (FOTO)

Renato Mekolli, shefi i kuzhinës më djallëzore në Shqipëri, është i dashuruar. Por as mos shpresoni ta shihni apo ta njihni tani afër gjysmën e tij më të mirë. Në fjalët e tij, “me jetën private nuk ka shitur dhe nuk do të shesë kurrë.”

Për Revistën Class, Mekolli thotë: “Familja dhe njeriu im është një gjë shumë e shenjtë, nuk ka pse të dalë [në televizor].”

Gjysma tjetër, pra partnerja e tij, nuk ka pse të dalë publikisht me të. Të paktën tani për tani.
“Përderisa me këtë peson, unë nuk kam vendosur të martohem dhe të jemi zyrtarisht bashkë, pse të dalë? Të bësh këtë gjë që bëjnë shumë, të shesin personin e tyre nga mëngjesi në darkë që të bëjnë lajm, të kënaqen dhe ta publikojnë në Instagram dhe në Facebook, në çdo mënyrë që të diskutohen, për mua është a pakonceptueshme. Unë, nga kjo pjesë, nuk kam nxjerrë kurrë gjë,” tha ai.

Më tej, shefi zbulon se ai dhe partnerja e tij misterioze nuk bashkëjetojnë. “Mund të shkoj unë në shtëpinë e saj, ajo në timen, mund të rrimë bashkë, të jetojmë bashkë, por jo, nuk bashkëjetoj.”

Pa lidhje serioze, pa dasmë, s’ka famë për të dashurën e Renatos.