“GJEJ VETEN”/ Bora Zemani rrëfen eksperiencën e saj si moderatore në “Tv Klan” (VIDEO) – AlpeGossip
“GJEJ VETEN”/ Bora Zemani rrëfen eksperiencën e saj si moderatore në “Tv Klan” (VIDEO)

“GJEJ VETEN”/ Bora Zemani rrëfen eksperiencën e saj si moderatore në “Tv Klan” (VIDEO)

Ajo është një moderatore e njohur, e cila së fundmi është bërë pjesë e ekranit të Televizionit Klan. Fjala është për Bora Zemanin, të cilën tashmë e shikojmë çdo të diel krah Ardit Gjebreas, në moderimin e “Kënga Magjike”.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur eksperiencën e re në Tv Klan. Moderatorja tha se për të ka qenë ëndërr të prezantonte “Këngën Magjike”.

“Në prezantim unë e gjej veten më shumë. Ftesën nga Arditi e kam pritur shumë mirë. Ky është një nga ato rastet kur ëndrrat bëhen realitet. Nëse e do shumë diçka realizohet. Unë e kam dashur “Këngën Magjike” që e vogël. Jam rritur me ëndrën që ndoshta një ditë edhe unë do të kem mundësi ta prezantoj “Këngën Magjike” dhe kur erdhi ftesa nga Arditi ishte uau për mua. Sigurisht që do ta pranoja menjëherë dhe të gjitha vajzat në vendin tim do ta pranonin një ftesë të tillë, aq më tepër unë që e kisha ëndërr.

Jam shumë e lumtur që do jem me Klaudia Pepën në këtë bashkëpunim.

Në fakt unë i kam shijuar të gjitha eksperiencat e mia në televizion. Edhe sporti më ka pëlqyer shumë. Unë edhe vetë më parpara shihja futboll, por kur nisa të moderoj një emision sportiv kuptova që nuk merrja vesh shumë”, tha Bora.