Jo të gjithë e nisin vitin e ri duke festuar dhe reperi shumë i dashur për publikun, Mozzik, është shembulli konkret. Ai po i kalon ditët e para të 2020 në shtratin e një spitali.
Mozzik ka publikuar në Instastoryn e tij, një foto ku shihet duke u mjekuar në spital dhe tregon se është sëmurë. Kujtojmë se reperi është treguar shumë i angazhuar në muzikë, që përvec suksesit i ka sjellë dhe lodhje, e cila mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
Megjithatë, ndonëse i sëmurë, Mozzik nuk ka hezituar t’iu urojë të gjithëve një Vit të Ri të gëzuar. ‘Gëzuar Vitin e Ri’, ka shkruar ai krahas fotos.