U BË BABA/ Habit këngëtari i njohur: ”Ishte gjëja më e frikshme” – AlpeGossip
U BË BABA/ Habit këngëtari i njohur: ”Ishte gjëja më e frikshme”

U BË BABA/ Habit këngëtari i njohur: ”Ishte gjëja më e frikshme”

Këngëtari i njohur nga ish-grupi “One Direction”, Liam Payne në intervistën e tij të fundit për MTV News, ka rrëfyer për herë të parë ndjesinë e të bërit baba. Liam ishte shumë i ri kur djali i tij erdhi në jetë nga lidhja e tij me këngëtaren Cheryl Cole.

“Në fillim është gjëja më e frikshme në botë sepse mendon ‘Oh Zot, duhet të kujdesem për këtë gjë të vogël. Isha shumë i ri kur u bëra baba kështu që duhet të mësoja”, tregoi Liam.

“Mendoja se do ja dilja, por unë akoma isha duke kuptuar veten time. Nuk isha vetëm duke u kujdesur për veten time, por edhe po përpiqesha  të mësoja këtë gjë të vogël që që ka nevojë për mua”, u shpreh këngëtari.

Liam ishte 23 vjeç kur Cheryl solli në jetë fëmijën e tyre, një djalë të cilin çifti e pagëzoi me emrin Bear.