“SA E KEQE JE, SI BURRË…”/ Ndjekësja e ofendoi, por ja si i kthehet Sara Hoxha: Ai që shan… (FOTO) – AlpeGossip
“SA E KEQE JE, SI BURRË…”/ Ndjekësja e ofendoi, por ja si i kthehet Sara Hoxha: Ai që shan… (FOTO)

“SA E KEQE JE, SI BURRË…”/ Ndjekësja e ofendoi, por ja si i kthehet Sara Hoxha: Ai që shan… (FOTO)

Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale. Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në InstaStory, ku iu është përgjigjur mjaft pyetjeve. Por nuk kanë munguar as ofendimet ndaj saj, një prej të cilëve ka vendosur që ta ndajë me fansat.

”Sa e keqe je! O Zot, je si burrë”, shkruante një ndjekëse.

Ndërsa Sara i është kthyer gjithë lezet, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.

 “Ai që shan, shan veten”, ka shkruar Sara.

Ndër të tjera, bukuroshja ka treguar se ka shkruar në lëkurë emrin e vajzës së saj, Poem, me shkronja ngjyrë blu.

Këtë na e zbuloi vetë në InstaStory, teksa dikush i kërkoi të tregonte tatuzhet që ka.

Të njëjtin tatuazh ka bërë edhe Ledri ditë më parë e mesa duket tanimë Sara dhe repei kanë tatuazhe matchy-matchy që i dedikohen të voglës që i ka ndryshuar tërësisht jetën.

Madje, Poem Blu tani është kthyer në bebushin më të famshëm të momentit në Instagram, që i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e saj.