PRET TË BËHET BABA PËR HERË TË 10-TË/ Fejohet aktori i njohur i Hollywood – AlpeGossip
PRET TË BËHET BABA PËR HERË TË 10-TË/ Fejohet aktori i njohur i Hollywood

PRET TË BËHET BABA PËR HERË TË 10-TË/ Fejohet aktori i njohur i Hollywood

Aktori i njohur, Eddie Murphy ka zyrtarizuar marrëdhënien me të dashurën e tij, Paige Butcher. Persona të afërt pranë tyre kanë konfirmuar lajmin e fejesës për ‘ET Online’.

Kjo vjen pasi 39-vjeçarja u shfaq gjatë kësaj jave në Los Angeles me një unazë të madhe diamanti. Murphy dhe Butcher janë bashkë që prej vitit 2012-të dhe janë prindër të një vajze 2-vjeçare.

Përpara se të planifikojnë martesën, aktori dhe e fejuara e tij presin të bëhen prindër për herë të dytë. Kujtojmë se Eddie Murphy do të bëhet baba për herë të 10-të, sepse ai ka dhe 8 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e tij të mëparshme.