AKTORJA SHQIPTARE REZULTON ME COVID-19/ Monika Lubonja: Ne po vrasim njëri-tjetrin duke mos treguar – AlpeGossip
AKTORJA SHQIPTARE REZULTON ME COVID-19/ Monika Lubonja: Ne po vrasim njëri-tjetrin duke mos treguar

AKTORJA SHQIPTARE REZULTON ME COVID-19/ Monika Lubonja: Ne po vrasim njëri-tjetrin duke mos treguar

Aktorja e mirënjohur, Monika Lubonja është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një statusi në rrjete sociale.

Monika ka treguar se është karantinuar në shtëpi. Në postimin e saj aktorja ka shkruar se qytetarët me dashje ose pa dashje po e vrasin njëri-tjetrin, duke u treguar të papërgjegjshëm në lidhje me Koronavirusin.

“Jam e mbyllur në shtëpi, duke u kuruar nga COVID-19.
Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re.
Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne.
Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.
Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin, pijmë kafe, shkojmë dhe për dreka, a darkojmë, qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo, po në fund e puthim, po, po e puthim fort, madje më fort, aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”.

Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë, se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie, kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre, a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin?

Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi, kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten…

Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri.
Për mua si individ, si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje.
Ne po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter.
Zot na jep forcë!”, ka shkruar ajo.