Super festa e ditëlindjes/ Ermal Fejzullahu surprizohet nga familja dhe kolegët (FOTO) – AlpeGossip
Super festa e ditëlindjes/ Ermal Fejzullahu surprizohet nga familja dhe kolegët (FOTO)

Super festa e ditëlindjes/ Ermal Fejzullahu surprizohet nga familja dhe kolegët (FOTO)

Për familjen Fejzullahu sot është një ditë e veçantë, pasi Ermali feston sot 30 vjetorin e lindjes.

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe në këtë përvjetor, veçse miqtë dhe familjarët të surprizonin këngëtarin me një festë në nder të ditëlindjes së tij.

Reperi Ledri Vula ka publikuar në “Instagram”, momentin kur Ermal Fejzullahu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij hyjnë në lokal dhe ndeshen për herë të parë me të pranishmit. Ai duket shumë i habitur nga surpriza, teksa të ftuarit nisin të këndojnë këngën e ditëlindjes.

Krahas të ftuarve, ishin edhe dy mikesha shumë speciale të cilat pritën të veshura me bikini dhe pendë çiftin.

Nata do të jetë e gjatë, pasi kur ke kolegë këngëtarë, me siguri që do të performojnë enkas për ty! Dhe në festën e Ermalit, nuk mungon asnjë, pasi ky i fundit ka marrëdhënie të mira me të gjithë kolegët. Në festë duket se janë të ftuar reperi Ledri Vula, Gjiko, Lyrical Son, Faton Shoshi, Dafina Zeqiri, Meda, Dhurata Dora, Kida dhe shumë këngëtarë të tjerë. Ata u mirëpritën nga i ati i Ermalit, këngëtari Sabri Fejzullahu.