“E MBYTI NË LAJKA”/ Poni publikon FOTO me Irma Libohovën dhe ka disa fjalë për të – AlpeGossip
“E MBYTI NË LAJKA”/ Poni publikon FOTO me Irma Libohovën dhe ka disa fjalë për të

“E MBYTI NË LAJKA”/ Poni publikon FOTO me Irma Libohovën dhe ka disa fjalë për të

Poni dhe Irma Libohova janë dy nga këngëtaret e hershme të muzikës shqiptare të cilat janë mjaft të preferuara nga publiku shqiptar.

Prej kohësh ato pasurojnë muzikën e vendit me talentin e tyre dhe së fundmi janë shfaqur pranë njëra tjetrës. Me siguri po bashkëpunojnë për të sjellë ndonjë projekt të ri apo koncertet i kanë bërë të gjenden në të njëjtin vend.

Ajo çka tërheq vëmendje janë fjalët e Ponit kushtuar Irmës përmes të cilave e ngre “në qiell” kolegen.

“Mirmengjes nga une dhe Diva e muzikes @ilibohova !Trendet ne muzike ikin dhe vijne por @ilibohova qendron ne krye si nje Mbretereshe e vertete!❤️Je kaq sportive dhe modeste @ilibohova sa Nuk te degjova kurre te lavderosh veten dhe kjo te jep edhe me shume madheshti!❤️❤️❤️”, shkruan tek postimi i saj krahas fotos në Instagram me fjalët më të mira që mund të ekzistojnë.