“ISHTE NJË DHIMBJE SI ASGJË TJETËR NË JETË”/ Princi William tregon si e përjetoi ndarjen nga jeta të nënës së tij (VIDEO) – AlpeGossip
“ISHTE NJË DHIMBJE SI ASGJË TJETËR NË JETË”/ Princi William tregon si e përjetoi ndarjen nga jeta të nënës së tij (VIDEO)

“ISHTE NJË DHIMBJE SI ASGJË TJETËR NË JETË”/ Princi William tregon si e përjetoi ndarjen nga jeta të nënës së tij (VIDEO)

Princi William ka rrëfyer për ngjarjen që tronditi të gjithë botën vite më parë, ndarjen nga jeta të mamasë së tij, Princeshës Diana. Ai gjithashtu ndau dhe eksperiencën që ka përjetuar si pilot i ambulancës së forcës ajrore të Anglisë kohë më pas.

Duka i Cambrdige për herë të parë u duk i emocionuar kur tha se shëndeti i tij mendor është rënduar përgjatë kohës kur ka shërbyer në ushtri, sepse ndihej sikur mund të vdiste në çdo moment. Princi gjithashtu tha se të ishte pranë familjeve, të cilat çdo ditë merrni lajmet më të këqija që mund të merrnin ndonjëehrë, i ka lënë një ndjesi shumë negative dhe depresionuese.

Ndërkohë, për sa i përket mamasë së tij, Princeshës së Wales, Diana, ai tha se kishte ndjerë një dhimbje shumë të madhe, si asgjë tjetër, pas humbjes së saj kur ishte vetëm 15 vjeç.

Këto rrëfime William i bëri në dokumentarin e ri të BBC 1 “A Royal Team Talk’, pra “Një bisedë me Skuadrën Mbretërore”, ku ai së bashku me futbollsitët Peter Coruch, Thierry Henry, Danny Rose, Jermaine Jenas dhe trajnerin Gareth Southgate, ndanë problemet që në karrierat e tyre përkatëse, kishin ndikuar në shëndetin e tyre mendor. 36 vjeçari u shpreh se “ftohtësia” që kanë britanikët është një cilësi që i duhet të gjithëve kur kohët janë të vështira, por ndonjëherë njerëzit duhet të “çlirohen” dhe të flasin për emocioent apo ndjesitë e tyre sepse fundja nuk janë robotë.

Unë vija nga shërbimi ushtarak, ku ndjesitë liheshin mënjanë dhe thjesht i shërbeje vendit tënd”- tregon William- “Por të shkoje të shërbeje në forcën ajrore si pilot i ambulancës ishte diçka krejt tjetër, madje duhet të përballeshe me situata ku emocinoheshe shumë, pasi duhet ti jepje familjeve lajmin më të keq që mund të merrnin. E gjitha kjo më la një shije negative dhe mendoja se vdekja na pret në “cepin” tjetër, kudo që shkoja.

Për sa i përket dhimbjes që përjetoi kur mamaja e tij u përfshi në aksidentin fatal në Paris ai tha: “Kam menduar shumë për këtë dhe po përpiqem të kuptoj se pse ndihem kështu siç ndihem, por mendoj se kur ke humbur një person në moshë shumë të re, mund të ndjesh një dhimbje që nuk i afrohet asgjëje tjetër. Dhe e di që në jetën tënde me shumë mundësi kurrë nuk ke për të ndjerë më diçka të tillë. Por në të njejtën kohë, tragjedi si kjo të sjellin më afër me njerëz që kanë humbur dikë.

Humbjen e madhe në jetën e tyre dhe atë që kanë përjetuar, Princi William dhe Harry, kanë arritur ta përfshijnë në fushatën “Heads Together”, e cila i inkurajon njerëzit të flasin për problemet e tyre ose të dëgjojnë të tjerët, të cilët po përballen me diçka të vështirë në jetë.