DO T'A DASHURONI/ Vajzat e famshme sjellin një trend të ri manikyri (FOTO) - AlpeGossip
DO T’A DASHURONI/ Vajzat e famshme sjellin një trend të ri manikyri (FOTO)

DO T’A DASHURONI/ Vajzat e famshme sjellin një trend të ri manikyri (FOTO)

Vajzat që e dashurojnë artin e thonjve e dinë sa e vështirë është përzgjedhja e ngjyrave dhe e dizajnit kur shkon te manikyristja. Para çdo takimi në sallonin e thonjve është normale të bëni një punë kërkimore për të parë trendet e fundit dhe çfarë ju përshtatet. Ne jemi këtu për t`jua thjeshtuar punën dhe për t`ju njohur me trendin e fundit. Trendi i këtyre kohëve është printi i lopës, i cili është kthyer në të preferuarin e vajzave të njohura si Kendall Jenner dhe Ariana Grande.

Kendall Jenner është shprehur për Allure se thonjtë me printin e lopës i dukeshin shumë të lezetshëm dhe se dëshironte t`i provonte patjetër. Ashtu bëri, madje u kujdes ta ndante edhe me ndjekësit e saj.

Edhe Ariana Grande i ka ndarë me të gjithë thonjtë e saj me print lope.

Menjëherë ky trend ka pushtuar Instagramin dhe më poshtë po ju sjellim disa modele nga të cilat mund të frymëzoheni.