4 VJEÇARJA I DËRGON LETËR MAMASË QË VDIQ NGA KANCERI/ Ajo çfarë bën postieri do t’ju emocionojë – AlpeGossip
4 VJEÇARJA I DËRGON LETËR MAMASË QË VDIQ NGA KANCERI/ Ajo çfarë bën postieri do t’ju emocionojë

4 VJEÇARJA I DËRGON LETËR MAMASË QË VDIQ NGA KANCERI/ Ajo çfarë bën postieri do t’ju emocionojë

Ella Lennon është vetëm 4 vjeç dhe për fatin e saj të keq i duhet të kalojë fëmijërinë pa dashurinë, përkëdheljet dhe përqafimet e mamit Jennifer. Kjo e fundit u nda nga jeta 8 dhjetorin e shkuar pas një beteje të gjatë me kancerin. Por edhe pse vogëlushja e di tashmë këtë gjë, asgjë nuk e pengoi t’i dërgonte një kartolinë urimi mamasë së saj në Parajsë me rastin e festës së nënës.

 

Në Skoci kjo festë festohet më 31 mars, dhe për Ella-n kjo ishte hera e parë larg engjëllit të saj. Ndërkohë që fëmijët e tjerë bëheshin gati të kalonin ditën me mamatë e tyre, Ella pati idenë brilante t’i shkruante mamasë së saj një letër.

”Për mamin që ndodhet në parajsë. Gëzuar festën e nënës, të dua shumë!’’-shkruan Ella në letrën, të cilën më pas e dërgoi në postën e qytetit të saj, Kilmarnock. Ndërkohë që vogëlusha kishte humbur shpresat se do të merrte ndonjë përgjigjje, ndodhi pikërisht një nga ato mrekullitë e vogla për të cilat kemi aq shumë nevojë. Një punonjës, akoma i paidentifikuar, i Royal Mail vendosi t’i shkruajë vajzës 4-vjeçare.

”Për bukuroshen time, Ella! Shumë faleminderit për kartolinën speciale. Je një në një milion edhe për mua, të dua shumë. Madje të dua një milion, një bilion , një trilion herë, ja aq shumë të dua. Kur të rritesh do të bëhesh një vajzë  inteligjente dhe speciale. Jam krenare për ty. Edhe pse jam në Parajsë, kujdesem për ty çdo ditë. Shumë puthje dhe përqafime, mami’’.

Ka qenë tezja e Ella-s, Linda Ross, ajo që ka publikuar letrën në profilin e saj në Facebook, duke u shprehur se nuk gjente fjalët e duhura për të falenderuar punonjësin e postës që i dhuroi kaq shumë dashuri mbesës së saj.