REAGON ASHPËR PAS SULMIT TË XHENSILA PERES/ Alesia Bami: Emri im të shërbeu... (FOTO) - AlpeGossip
REAGON ASHPËR PAS SULMIT TË XHENSILA PERES/ Alesia Bami: Emri im të shërbeu… (FOTO)

REAGON ASHPËR PAS SULMIT TË XHENSILA PERES/ Alesia Bami: Emri im të shërbeu… (FOTO)

Xhensila Pere dhe Alesia Bami kanë qenë së fundmi shumë të komentuara në media pas një deklarate që u bë gjatë emisionit “Mes Yjesh”. Xhensila u pyet se cila është prezantuesja më koti në Shqipëri sipas saj dhe ajo përmendi Alesia Bamin duke thënë se ndonëse është shumë e bukur, nuk e meriton të jetë aty ku është pasi nuk ka aftësinë e duhur.

Pas kësaj deklarate, Alesia reagoi sot në “E diella Proces”, ku u shpreh se gjithsecili është aty ku e meriton. Madje thumboi Xhensilën duke u shprehur se është e lumtur nëse emri i saj i shërben të tjerëve.

“Unë realisht mendoj, që gjithsecili është aty ku e meriton. Unë kam vendin tim ajo të sajën. Më bëhet shumë qejfi dhe e falenderoj atë vajzën, për faktin sepse kisha 24 orë pa dalë në portal dhe më doli prapë. Deri në momentin që emri im i shërben jam shumë e lumtur”, tha Alesia.