Si mami dhe babi? Kurrë në botë/ Njihuni me artistët që kritikojnë fëmijët që duan të ndjekin rrugën e tyre – AlpeGossip
Si mami dhe babi? Kurrë në botë/ Njihuni me artistët që kritikojnë fëmijët që duan të ndjekin rrugën e tyre

Si mami dhe babi? Kurrë në botë/ Njihuni me artistët që kritikojnë fëmijët që duan të ndjekin rrugën e tyre

Të kesh një prind artist është qejf i madh. Po deri në pikën që do edhe ti të bëhesh artist. Aty pastaj ndryshon situata. Mund t`i kesh dyert e hapura, po është e vërtet, por ka edhe kjo gjë anën e saj jo dhe aq të mirë. Një prind artist do të të kritikojë gjithë jetën dhe asnjëherë nuk do t`i duket puna jote perfekte. Kjo është vërtetuar sidomos këto ditët e fundit. Personazhe të njohur, fëmijë artistësh kanë dëshmuar se prindërit nuk kënaqen kurrë.

Fillimisht ishin në një intervistë motër e vëlla, fëmijët e Alfred Kaçinarit. Ana, e bija, tha se kur e pyesnin të atin për këngët rock të Gjergjit thoshte vetëm një fjalë: Mirë bab. “Po ne e dimë mirë që atij nuk i pëlqejnë shumë”, tha Ana përgjatë intervistës.

Edhe vajza e Hajrie Rondos, Klea Huta tha se e ëma nuk i ndërhynte shumë në profesion ama këshilla i jepte sa herë që kishte mundësi.

Besmir Bitraku, djali i aktorit Marko Bitraku dje ishte i ftuar tek Rudina dhe tregoi se i ati asnjëherë nuk i thoshte: Bravo e bëre shkëlqyer. Gjithmonë ishte i pari që e telefononte për t`i bërë gjithë vërejtjet e mundshme. Dhe Besi sot e ka kuptuar se i ati kishte të drejtë, e se dinte më shumë. Kishte ca vite më tepër mbi shpinë.

E fundit ishte Iva Mera. E ftuar sot në “Pasdite në Top Channel” tha se fillimisht i ati, Behari nuk donte që ajo të bëhej pjesë e televizionit. As të modelonte, as të moderonte.

Por kur hyri në botën e televizionit Behari nuk ja ndau kritikat.

Dhe kujtojmë në këtë temë Gaz Pajën. Ai ka treguar njëherë se Luftari e telefonon pas çdo shfaqjeje dhe jep kritika, jo thjesht sugjerime. Madje kur e shikon të birin direkt nga radha e parë në publik, Gazi arrin ta dallojë që në fytyrë nëse atij po i pëlqen ose jo. Kështu që të jesh në të njëjtin terren profesional me prindërit nuk është ndonjë gjë dhe aq e bukur. Jo vetëm do të thërrasin gjithë jetën vajza e këtij, e djali i atij, po paska lumë kritikash.

(Tiranapost.al)