NË FILMIN E FUNDIT/ Aktorja e njohur zbulon kushtin që i vuri kolegut gjatë skenës së puthjes – AlpeGossip
NË FILMIN E FUNDIT/ Aktorja e njohur zbulon kushtin që i vuri kolegut gjatë skenës së puthjes

NË FILMIN E FUNDIT/ Aktorja e njohur zbulon kushtin që i vuri kolegut gjatë skenës së puthjes

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi detaje të reja për filmin e fundit që ka realizuar ku shfaqet krah mikut dhe kolegut të saj Adam Sandler. Në një intervistë të dhënë për ‘Ellen’, aktorja u shpreh pa droje se në skenën e puthjes i kishte kërkuar kolegut të saj që të hiqte pak mjekrën dhe ai e kishte bërë këtë gjë.

Ndërsa vetë Sandler u shpreh se fakti që e ka shoqe prej vitesh Aniston nuk ndikoi në skenën e sikletshme të puthjes, pasi familja e tij ishte duke e mbështetur në prapaskena. “Pjesa më e çuditshme ishte momenti kur bashkëshortja ime më fliste nga pas skene dhe me thoshte: puthe më fort, më fort”,-tregoi aktori duke qeshur. Kujtojmë se filmi ku luajnë dy aktorët e njohur quhet ‘Murder Mystery’ dhe po shfaqet në Netflix.