Moderatori i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska siç dihet janë prindër të dy fëmijëve, një djali që quhet Joel dhe një vajze që quhet Sia. Çifti i njohur vazhdimisht publikojnë foto me dy fëmijët që komentohen që tani në media. Joeli vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të publikut dhe të shumtë janë ata që mendojnë se vogëlushi është një kopje e të atit.
Siç duket, ndonëse është ende i vogël Joeli ka filluar të shfaq interes për median dhe filmin që tani. Ka qenë vetë Ermali që së fundmi ka publikuar disa foto të Joelit, ku ai shihet teksa është i fokusuar tek kamera me të cilën po xhironin një reklamë.
“Duke xhiruar një reklamë, me këtë regjisorin e ri të talentuar, Joelin”, ka shkruar Ermali pranë fotove ku Joeli shfaqet shumë i interesuar për filmimet që kishin xhiruar.