Humbi ndjenjat në ditëlindjen e Kylie Jenner/ Familja Kardashian habit me reagimin ndaj modeles (FOTO) - AlpeGossip
Humbi ndjenjat në ditëlindjen e Kylie Jenner/ Familja Kardashian habit me reagimin ndaj modeles (FOTO)

Humbi ndjenjat në ditëlindjen e Kylie Jenner/ Familja Kardashian habit me reagimin ndaj modeles (FOTO)

Ditëlindja e 21-të e Kylie Jenner nuk kaloi pa dramë, pasi modelja Tammy Hembrow, u dërgua me urgjencë në spital.

Dhe pas ngjarjes, familja Kardashian (Kim Kardashian, Kris Jenner, Kendall Jenner dhe Kourtney Kardashian) vendosën të mos e ndjekin më modelen pas incidentit. Në një intervistë për radion australiane, Kris Jenner u pyet me detaje se çfarë ndodhi me modelen.

“Shpresoj të jetë mirë. Unë u largova shumë herët nga festa. Zakonisht shkoj të fle rreth orës 9 dhe u largova që të mos më kalonte orari i gjumit” – tregoi Kris.

Ndërkohë që modelja, me lot në sy, njoftoi fansat se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe humbi ndjenjat në festë, pasi kishte më shumë se 30 orë pa gjumë.

“Ndoshta nuk duhet të kisha pirë. Isha shumë e lodhur, ndryshimi i orarit dhe më shumë se 30 orë pa gjumë. Isha mirë dhe po bisedoja me disa miq, kur papritur u shemba në tokë. Më vjen shumë keq, ndihem shumë e turpëruar” përfundoi modelja e re, e cila është edhe nënë e dy fëmijëve.

We’re morning people

A post shared by ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀Tammy 🦄 (@tammyhembrow) on