Kopje e babait: Shikoni sa është rritur djali i reperit Majk (FOTO) – AlpeGossip
Kopje e babait: Shikoni sa është rritur djali i reperit Majk (FOTO)

Kopje e babait: Shikoni sa është rritur djali i reperit Majk (FOTO)

Reperi kosovar Majk është një nga më të pëlqyerit e kohës dhe këngët e tij janë bërë hite të momentit.

Vazhdimisht në vëmendje të publikut, ai përflitet për jetën profesionale, por edhe për atë private.

Para pak kohësh, Majk dhe bukuroshja Majlinda Zeka u bënë prindër të vogëlushit Roan.

Pas ndarjes së prindërve, djali jeton me nënën, e cila duket se i dedikon atij gjithë kohën e saj të mundshme dhe kujdeset të mos i mungojë asgjë.

Majlinda poston herë pas here në ‘Instagram’ foto të Roanit, ndërkohë që në çdo postim komentet e ndjekësve janë të panumërt. Ata shpesh vënë në dukje ngjashmërinë e tij me të atin.

Ditën e sotme Majlinda ka publikuar një foto ku shohim se Roani e ka kapur mamanë e tij dorë për dore.

“U rrit djali me kap mamin dorë për dore.”- shkruan Majlinda.

Në foto djali i Majk duket se po rritet çdo ditë e më shumë, dhe ngjashmëria me babain po i shtohet.