LAJM I ËMBËL/ Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureria bëhet nënë për herë të parë – AlpeGossip
LAJM I ËMBËL/ Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureria bëhet nënë për herë të parë

LAJM I ËMBËL/ Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureria bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është bërë nënë për herë të parë më 7 shkurt. Sipas mediave greke, këngëtarja dhe partneri i saj, Alberto Botia, janë bekuar me një djalë.

Lajmin për shtatzëni shqiptarja e bëru të ditur më 13 nëntor. Ajo postoi një foto e shtrirë në një shtrat pranë gjymës së saj.

Pak para se të lindte, Eleni ka folur për revistën “Vogue Greece” për përpjekjet që ka bërë deri sa mbeti shtatzënë dhe IVF-në e dështuar që kishte.

“Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë, thjesht e kam pasur shumë të vështirë. Kam kohë të gjatë që po mundohem, thjesht ishte më e vështirë për mua, si për shumë gra të tjera. Dua t’u them atyre se nuk duhet të zhgënjehen kurrë.

Aty ku të vjen dëshira të heqësh dorë, ku thua se nuk duroj të shoh një tjetër test negativ, ndodh një mrekulli. Kam luftuar për 1.5 vjet, kam kaluar IVF të dështuara, shumë mjekë dhe më në fund erdhi fëmija sigurisht.

Në javët e para të shtatzënisë, pata një abort që më detyroi të anuloja të gjitha angazhimet e mia të punës dhe të qëndroja në shtrat për tre muaj. Ishte një kohë e vështirë për mua. U mërzita, rashë shumë”, tregoi këngëtarja