Aktorja e famshme heq dorë nga roli si transgjinore – AlpeGossip
Aktorja e famshme heq dorë nga roli si transgjinore

Aktorja e famshme heq dorë nga roli si transgjinore

Aktorja amerikane Scarlett Johansson ka hequr dorë nga roli i saj si një burrë transgjinor pasi një reagimi nga komuniteti i LGBT.

Ylli i Avengers do luante rolin e bosit të krimit Dante “Tex” Gill të vitit 1970 në Pittsburgh. Por jo u kritikua nga ata që thoshin se roli duhet të ishte dhënë një aktori transgjinor.

“Kam mësuar shumë nga komuniteti që kur kam bërë deklaratën time të parë,”-tha Johansson për revistën Out. “Ndërsa unë do të kisha dashur mundësinë për të sjellë historinë dhe tranzicionin e jetës së Dantes, e kuptoj pse shumë mendojnë se ai duhet të portretizohet nga një person transgjinor.”

Lajmërimi i aktores për lajmin u shoqërua me kritika të ashpra dhe disa e konsideruan se kjo tregonte mundësi të kufizuara për aktorët transgjinorë.