PROBLEMI JUAJ U ZGJIDH/ Ja disa ide se çfarë mund të vishni në festat e punës (FOTO) - AlpeGossip
PROBLEMI JUAJ U ZGJIDH/ Ja disa ide se çfarë mund të vishni në festat e punës (FOTO)

PROBLEMI JUAJ U ZGJIDH/ Ja disa ide se çfarë mund të vishni në festat e punës (FOTO)

Besoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm që tani e tutje, na presin shumë, shumë festa. Ky është lajm i mirë, por problemi ynë qëndron tjetërkund. Çfarë do veshim nëpër festat e punës?!

Festat që kompania organizon, ngrenë 100 dilema në mendje rreth veshjes. Duhet të gjejmë diçka që të dukemi sa serioze aq edhe joshëse. Apo mos ndoshta është momenti për të zbuluar versionin tonë më sensual?

Para se ta stërmundoni veten, hidhini një sy veshjeve që duhet seriozisht t’i konsideroni në festat që puna organizon. Bëhuni gati që kolegët e rinj të fiksohen pas jush!

1.Kadife nga koka tek këmbët!

Materiali klasik i festave. Nuk ka rëndësi nëse vishni fustan, fund apo kostum të kadifenjtë. Kjo copë mban erë festë në çdo formë që zgjidhni.

2. Kostumet janë një PO e madhe.

E kemi fjalën për kostumet me mini- funde. Sa profesionale, aq edhe seksi.

3. Fustanet e gjata me printe. Do të jeni rehat dhe ndoshta e veshura që duket më chic nga gjithë të tjerat!

4. Konsideroni xhaketat e gjata!

Një opsion mund të jetë kjo veshje e Selena-s ose një xhaketë me shkëlqim!

5.Fustanet gjysmë-golf

Komode, stil dhe intersante për një festë pune!