JINI TË KUJDESSHËM/ Ja ç’tregon grupi juaj i gjakut për sëmundjet nga të cilat mund të prekeni – AlpeGossip
JINI TË KUJDESSHËM/ Ja ç’tregon grupi juaj i gjakut për sëmundjet nga të cilat mund të prekeni

JINI TË KUJDESSHËM/ Ja ç’tregon grupi juaj i gjakut për sëmundjet nga të cilat mund të prekeni

E dini se gjithçka ndodh në trupin tonë lidhet me grupin tonë të gjakut? Shpesh atij nuk i jepet rëndësia e duhur, por grupi juaj i gjakut ka fuqinë të paralajmërojë për sëmundjet ndaj të cilave duhet të tregojmë më shumë kujdes.

1.Infertilitet

Gratë me grup gjaku 0 kanë tendencë më të lartë se gratë e grupeve të tjera për t’u prekur nga infertiliteti. Studime të shumta kanë treguar se këto gra rrezikojnë shterimin e depozitës ovale, pra e thënë ndryshe kanë më pak vezë si dhe rezultojnë të kenë më pak sukses me implantimin e fekondimit in- vitro.

2. Humbje kujtese

Besojeni ose jo është parë një lidhje midis grupit të gjakut dhe kujtesës. Grupi AB ka tendencën për t’u prekur nga demenca, e cila konsiston në degradimin e funksioneve të trurit. Sipas statistikave, njerëzit me grup gjaku AB janë 82% të rrezikuar nga problemet e kujtesës. Problemi mendohet të ketë të bëjë me një proteinë, e cila gjendet në nivele të larta në grupin AB.

3.Trombozë

Gjithashtu nëse gjaku juaj i përket grupit AB ekziston një probabilitet i lartë që ju të goditeni nga tromboza, një patologji e cila konsiston në mpiksjen e gjakut.

4. Probleme me zemrën

Grupi i gjakut është i aftë të parashikojë se sa të predispozuar jeni për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Të paturit grupin 0 ul rrezikun e problemeve kardiovaskulare, ndërkohë që grupi AB ka 23% mundësi të ketë sëmundje të kësaj natyre. Grupi B nga ana tjetër 11% e ndërsa grupi A vetëm 5% më shumë se grupi 0. Përgjithësisht grupi AB lidhet me inflamacionin kurse A- ja me livelet e larta të kolesterolit.

5. Kancer

Grupi A apo AB, janë më të rrezikuar, veçanërisht me kancerin e stomakut.

Burimi: Bustle