“MAMI DO THOSHTE JO…”/ Xheisara zbulon pse ia fshehu familjes hyrjen në BB VIP: Babin e kam komplet ndryshe – AlpeGossip
“MAMI DO THOSHTE JO…”/ Xheisara zbulon pse ia fshehu familjes hyrjen në BB VIP: Babin e kam komplet ndryshe

“MAMI DO THOSHTE JO…”/ Xheisara zbulon pse ia fshehu familjes hyrjen në BB VIP: Babin e kam komplet ndryshe

Një ditë më parë, Xheisara ka zbuluar për herë të parë se pse ia ka fshehur familjes së saj hyrjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo u ka thënë banorëve se e ka ditur vetëm e motra.

“Përveç motrës nuk i kam thënë të shtëpisë pse jam futur, do kisha qenë më keq po ti kisha thënë dhe të isha futur sepse e njoh mamin tim, do më thoshte jo se do të shohin njerëzit”,tha këngëtarja.

Ndërkohë Donald Veshaj ndërhyn duke i thënë: “Po ti je vajzë e skenës,ti punon jetë nate”.

“Sado të jem vajzë e skenës unë shqetësohem për shëndetin e mamit tim sepse është një person që i përjeton gjërat, kurse babin e kam komplet ndryshe, më thotë bëj çfarë të duash dhe mos e vrit mendjen se çfarë thonë njerëzit se atë punë kanë”, u shpreh ajo.