Fatma Methasani largohet nga “In Tv”? Moderatori i njohur konfirmon zërat (FOTO) - AlpeGossip
Fatma Methasani largohet nga “In Tv”? Moderatori i njohur konfirmon zërat (FOTO)

Fatma Methasani largohet nga “In Tv”? Moderatori i njohur konfirmon zërat (FOTO)

Pak kohë më parë u përfol se moderatorja simpatike Fatma Methasani do të largohet nga televizionin “IN Tv”, dikur “MAD”. Burimet ekskluzive për “iconstyle.al” kanë treguar se e kanë parë moderatoren në ambientet e “Klan” dhe me siguri për të diskutuar ndonjë projekt të ri, që do të shënonte një etapë të re në karrierën e saj.

Por këtë gjë e ka konfirmuar edhe moderatori i njohur, njëkohësisht miku i ngushtë i Fatmës, Flor Gjini. Dyshja ka postuar një foto ku shihen së bashku por ajo që ka rënë në sy është mbishkrimi “new things coming” (gjëra të reja po vijnë) duke na bërë që të mendojmë se shumë shpejt do i shohim në një projekt bashkë.

Madje Flori ka aplikuar intervistën më trend të kohëve të fundit, atë në Instagram duke iu dhënë mundësi ndjekësve të tij të pyesnin Fatmën nëse kishin ndonjë pyetje për të. Dhe një ndër pyetjet ishte në lidhje me projektin e tyre së bashku.

“Aman ca projekti keni bashkë se s’jemi nga ato njerëz me durim ne”, ka qenë një nga pyetjet.

Flor Gjini ka pohuar se ata të dy po përgatisin diçka bashkë, madje që projekti është gati.

“Gati është, thjesht duhet të ndaj mendjen”, ka shpjeguar moderatori.

Vlen të theksojmë se Flor Gjini kohët e fundit është përfolur që këtë sezon të ri do ta shohim në “Top Chanel”, konkretisht tek emisioni i Luana Vjollcës “Shiko Kush Luan”, ndërkohë Fatma thuhet se do të kalojë tek “Klan”.

Asgjë konkrete nuk dihet, vetëm fakti që Fatma nuk do të jetë më në “IN TV” dhe tek emisioni “Fun Day” që ajo ka moderuar prej katër vitesh.