“MË SHUMË SHKËLQIM…”/ Së shpejti Arbana Osmani rikthehet në televizion me “Dua të të bëj të lumtur” (VIDEO) – AlpeGossip
“MË SHUMË SHKËLQIM…”/ Së shpejti Arbana Osmani rikthehet në televizion me “Dua të të bëj të lumtur” (VIDEO)

“MË SHUMË SHKËLQIM…”/ Së shpejti Arbana Osmani rikthehet në televizion me “Dua të të bëj të lumtur” (VIDEO)

Si çdo vit, edhe kësaj here sezoni i ri i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” do të nisë transmetimin në ekran në muajin janar.

Moderatorja Arbana Osmani e kishte lajmëruar prej kohësh rikthimin e saj, menjëherë pas lindjes së të voglit Diell.

Mes mëmësisë me kohë të plotë dhe angazhimeve të shtëpisë, Arbana ka gjetur mundësinë të moderojë edhe këtë vit emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Mirëpo, kësaj here ky program vjen me ndryshime, siç bën të ditur moderatorja në një postim në InstaStory.

Bëhet fjalë për ndryshime në skenë, pasi më shumë se çdo herë tjetër, këtë vit studioja e “Dua të të bëj të lumtur” do të jetë plot e përplot me drita.

Në videon e publikuar në InstaStory, Arbana shkruan:

“Ndërsa në studion e ‘Duas’ këtë vit më shumë dritë, më shumë shkëlqim, më shumë yje.”

Kliko linkun

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/01/98585139_399600591341387_8650656828711187085_n.mp4?_=1

I ftuar special në emisionin e saj do të jetë edhe aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, të cilin Arbana e uroi publikisht për ditëlindje duke shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen mjeshtër! Çfarë privilegji të të kem si të ftuar special ne programet e mia❤️ “Dua të të bëj të lumtur” rikthehet në 6 shkurt në Top Channel dhe bashkë me të do të rikthehen edhe Artistët me A-të madhe (si Ndrenika) të këtij vendi.”