U SHFAQ E GJITHA BLU NË “MTV EMA”/ Ja stilistja shqiptare që krijoi veshjen e Bebe Rexhës – AlpeGossip
U SHFAQ E GJITHA BLU NË “MTV EMA”/ Ja stilistja shqiptare që krijoi veshjen e Bebe Rexhës

U SHFAQ E GJITHA BLU NË “MTV EMA”/ Ja stilistja shqiptare që krijoi veshjen e Bebe Rexhës

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘MTV EMA 2022’ mori një vëmendje të madhe, shkak u bë edhe pamja e jashtme e të pranishmëve që komentohet gjerësisht nga publiku.

Në këtë event të rëndësishëm muzikor ishte e pranishme edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Kjo e fundit shkëlqeu në Gjermani dhe madje guxoi goxha me veshjen e sa

Por e gjeni se kush e ka realizuar?

Veshja e saj mjaft kreative ishte ideuar dhe krijuar nga kreatorja e njohur shqiptare, Fjolla Nila.

E jo vetëm kaq por këngëtarja e njohur mori çmimin  “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guetta-n. Gjithashtu, ajo u ngjit në skenë për të performuar.

U shfaq e gjitha në blu në “MTV EMA”, ja stilistja

Bebe Rexha është një këngëtare kaq shumë e dashur për publikun shqiptar por edhe atë ndërkombëtar. Mirëpo, shpeshherë ajo kritikohet për peshën e saj trupore ku përballet me lum komentesh në rrjete sociale.

Mirëpo, ajo ka zbuluar së fundmi edhe problemin shëndetësor që ka. Artistja me famë botërore ka bërë me dije se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.

U shfaq e gjitha në blu në “MTV EMA”, ja stilistja

Për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në “Twitter”.

Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.