Hajdutët vjedhin sende me vlerë 150 mijë dollarë në shtëpinë e aktores (FOTO) – AlpeGossip
Hajdutët vjedhin sende me vlerë 150 mijë dollarë në shtëpinë e aktores (FOTO)

Hajdutët vjedhin sende me vlerë 150 mijë dollarë në shtëpinë e aktores (FOTO)

Aktorja Bella Thorne ka patur dy përpjekje për vjedhje në vilën e saj 2 milionë dollarëshe në Kaliforni gjatë dy muajve të fundit.

Sipas TMZ,hajdutët hynë në shtëpinë e aktores këtë javë dhe i vodhën sende me vlerë 150 mijë dollarë.

Ata përdorën çantat e markave të shtrenjta si Chanel dhe Louis Vuitton për të nxjerrë sendet e 20-vjecares jashtë shtëpisë. Mediat e huaja kanë njoftuar se tentativa e parë i dështoi pasi Bella ishte në shtëpi dhe ata u trembën.
Në vilën e aktores në San Fernando janë 6 dhoma gjumi, 6 tualete përfshirë spa e pishinë. Ndërkohë nuk është hera e parë që hajdutët tentojnë të vjedhin pronën e një emri të njohur hollivudian.