NDËR VITE/ Unazat e fejesës që Jennifer Lopez mori nga partnerë të ndryshëm – AlpeGossip
NDËR VITE/ Unazat e fejesës që Jennifer Lopez mori nga partnerë të ndryshëm

NDËR VITE/ Unazat e fejesës që Jennifer Lopez mori nga partnerë të ndryshëm

Pas dy viteve bashkë, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë zyrtarisht të fejuar; një lajm ky që u bë me dijeni mesnatën e së shtunës.

Të gjendur në Bahamas, dyshja fotografoi unazën gjigante, çmimi i së cilës ende nuk dihet me siguri. Nisur nga e gjitha kjo, më poshtë do t’ju listojmë unazat e Jennifer- it përgjatë viteve dhe partnerëve të ndryshëm.

Nisim me të lartpërmendurën: Unaza e fejesës nga ish- sportisti Alex Rodriguez

Ndonëse një specialist tha për “E!News” se unaza mund të jetë një prerje 10 karatëshe smeraldi me vlerë 1 milion dollarë, të tjerë besojnë se në fakt aksesori është 20 karatësh, çmimi i së cilës shkon deri në 5 milionë dollarë.

Vazhdojmë me një tjetër unazë fejese nga ish- partneri Ojani Noa

Martesa e parë e Lopez- it ishte në 1997- n me Onjani Noa- n, martesë e cila zgjati deri në 1998- n.

Thuhet se asokohe, vlera e unazës së fejesës që ai i bleu Lopez- it ishte me 6 shifra.

Unaza nga Cris Judd- i

Lopez- i u martua me Cris Judd- in nga 2002- shi në 2003- shin dhe raportohet se Judd- i e propozoi me një unazë smeraldi, vlera e së cilës ishte sërish me 6 shifra.

Unaza e Ben Affleck- ut

Në vitin 2002, Jennifer- i u fejua me Ben Affleck- un, që mendoi për të një unazë ikonike Harry Winston,rozë, 6.1 karatëshe dhe me vlerë 2.5 milionë dollarë.

Dyshja pati në plan të martohej në 2003- shin, por nuk mundi kurrë të ngjitej në altar.

Unaza e Marc Anthonny- t

Nga 2004- a në 2014- n, Lopez qëndroi e martuar me muzikantin Marc Anthony, që e propozoi me një unazë diamanti Harry Winston 8.5 karatëshe ngjyrë blu, vlera e së cilës shkoi 4 milionë dollarë.