SKENA E “SHIKO KUSH LUAN” E TRANSFORMUAR TOTALISHT! Çfarë po kurdis Luana Vjollca? (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SKENA E “SHIKO KUSH LUAN” E TRANSFORMUAR TOTALISHT! Çfarë po kurdis Luana Vjollca? (FOTO+VIDEO)

SKENA E “SHIKO KUSH LUAN” E TRANSFORMUAR TOTALISHT! Çfarë po kurdis Luana Vjollca? (FOTO+VIDEO)

Luana Vjollca duket se po përgatis super programin e radhës dhe për këtë flasin vetë pamjet.

Moderatorja ka publikuar një video të xhiruar nga skena e emisionit “Shiko Kush Luan” vetëm se këtë radhë, skena është transformuar dhe është bërë shumë herë më e madhe.

Prej kohësh Luana na ka paralajmëruar se shumë shpejt do rikthehet në ekran, por na e ka lënë surprizë emisionin, nëse do jetë “Shiko Kush Luan” apo emisioni i ri që nuk arriti të fillonte për shkak të pandemisë “Take me out”.

Pak ditë më parë u publikua edhe një video ku Luana shfaqej me Ermal Mamaqin, i cili e ka ndërprerë emisionin e tij, “Xing me Ermalin” dhe nuk i dihet nëse do ta vazhdojë në Tv Klan.

Prej kohësh moderatori është shkëputur nga ekrani dhe vetëm disa javë më parë na bëri me dije se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij pasi për herë të parë ka realizuar trajnimin e parë për vetëpërmirësim.

E ndërsa presim të mësojmë se çfarë po kurdisin ata të dy, këto ditë pritet të lançohet edhe bashkëpunimi i Luanës me këngëtarin latin Jay Santos që do të jetë një hit.