MATCHY-MATCHY ME MAMIN/ Në ditën e saj të lindjes, Vilma Masha ndan momentin e ëmbël me vogëlushen e saj! (FOTO) – AlpeGossip
MATCHY-MATCHY ME MAMIN/ Në ditën e saj të lindjes, Vilma Masha ndan momentin e ëmbël me vogëlushen e saj! (FOTO)

MATCHY-MATCHY ME MAMIN/ Në ditën e saj të lindjes, Vilma Masha ndan momentin e ëmbël me vogëlushen e saj! (FOTO)

Vilma Masha i ka ururar vetës gëzuar ditëlindjen me një foto mjaft të ëmbël ku ka pozuar me vajzën e saj të vogël.

Moderatorja sportive feston sot dhe sigurisht që nuk mund të mungonte ky portret i adhurueshëm i saj me Sean e vogël. 

Të kombinuara të dyja me ngjyrën e verdhë, nënë e bijë duken mjaft bukur teksa shijojnë diellin dhe natyrën në një kënd lojërash në Tiranë.

Moderatorja u bë nënë për herë të parë në dhjetorin e kaluar dhe vendosi të tregojë edhe kuptimin e veçantë të emrit që zgjodhi për të bijën.

“Vajza quhet Sea, që do të thotë det, ujë, tjetër dimension, i pastër, i rrjedhshëm. Plus emër që nuk mund të shkurtohet, pasi ne e kemi zakon që i shkurtojmë emrat. Emrin e pamë te dy, na pëlqeu dhe bashkëshorti insistoi më shumë. Lexuam dhe emra të tjerë por mbetëm te Sea”, u shpreh Vilma.

Moderatorja e mori veten menjëherë pas lindjes dhe në më pak se një vit arriti format e saj perfekte trupore që ia kanë zili të gjithë.