“Kush është dhe pse jeton”/ Kozeta Kurti i përgjigjet deklaratës së Ronela Hajatit: Kur ti rrije te shkallët e Politeknikut… (FOTO) – AlpeGossip
“Kush është dhe pse jeton”/ Kozeta Kurti i përgjigjet deklaratës së Ronela Hajatit: Kur ti rrije te shkallët e Politeknikut…  (FOTO)

“Kush është dhe pse jeton”/ Kozeta Kurti i përgjigjet deklaratës së Ronela Hajatit: Kur ti rrije te shkallët e Politeknikut… (FOTO)

Festivali i Këngës në RTSH ka ngjallur gjithmonë debate të mëdha mes organizatorëve dhe artistëve shqiptarë.

Një ndër debatet më të bujshme është ai mes zëdhënëses së ‘Festivalit të Këngës’ Kozeta Kurti me këngëtaren Ronela Hajati. Kjo e fundit u shpreh e pakënaqur për jurinë që përzgjedh artistin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Ndërsa Kozeta Kurti iu përgjigj se fillimisht duhet të mësonte të fliste në televizion, e më pas të gjykonte. Mirëpo duket se debati mes dy vajzave të ekranit, nuk do të ketë ndonjëherë fund.

E pyetur për Kozetën një ditë më parë në “Edicionin Veror”, këngëtarja e hitit “Mala Gata” u shpreh se nuk e njeh fare personin në fjalë.

“Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek” – u përgjigj këngëtarja.

Një ditë pas intervistës, ka reaguar edhe gazetarja Kozeta Kurti, e cila shfaq në profilin e saj deklaratën e këngëtares dhe krahas shkruan: “Jam e njëjta që të bëja pyetje nga studioja e ngrohtë e ‘Ora News’-it dhe ti më përgjigjeshe nga shkallët e ftohta të ‘Universitetit Politeknik të Tiranës’. T’u kujtova? Ronelës së nxituar…”.