DISA HILE TË VOGLA/ Ja si ta bëni fustanin tuaj të vjetër të duket si i ri – AlpeGossip
DISA HILE TË VOGLA/ Ja si ta bëni fustanin tuaj të vjetër të duket si i ri

DISA HILE TË VOGLA/ Ja si ta bëni fustanin tuaj të vjetër të duket si i ri

eni një fustan që ju pëlqen shumë, por keni shumë kohë që e vishni? Nuk keni pse hiqni dorë, mund të vazhdoni ta përdorni duke ndryshuar paksa mënyrën se si e vishni. Ka disa truke që do t`ju ndihmojnë ta bëni fustanin tuaj të vjetër të duket si i ri. E gjitha çfarë duhet të bëni është të eksperimentoni me stilin dhe aksesorët.

1

Vishni një pulovër sipër tij
Një trend i viteve të fundit është veshja e pulovrave sipër fustanit. Kështu fustani juaj i vjetër do të marrë një pamje tjetër dhe mbi të gjitha ju do të dukeni gjithë stil.

2

Vendosni një rrip
Rripi është një trend që rikthehet gjithmonë në modë. Nëse dëshironi t`i shtoni një aksesor fustanit tuaj, qoftë ai i gjerë apo i ngushtë, duhet të jetë patjetër një rrip.

3

Visheni me atlete
Pak rëndësi ka printi i fustanit, nëse e vishni me atlete do të dukeni trendy dhe ndryshe.

4

Visheni me një xhaketë
Nëse e vishni me një xhaketë fustani juaj do të duket më serioz. Zgjidhni këpucët e duhura dhe jeni gati për në punë.

5

Shtoni bizhuteri
Në varësi të stilit tuaj, eksperimentoni me bizhuteritë. Ndonjëherë gjithçka që i mungon pamjes suaj janë bizhuteritë.