Zëvendësoi Marinën tek “Procesi Sportiv”, Fjoralba: Mos më krahasoni me të, nuk kemi… – AlpeGossip
Zëvendësoi Marinën tek “Procesi Sportiv”, Fjoralba: Mos më krahasoni me të, nuk kemi…

Zëvendësoi Marinën tek “Procesi Sportiv”, Fjoralba: Mos më krahasoni me të, nuk kemi…

Ka pak ditë që ka nisur emisioni “Top Arena” në Top Channel ku përkrahë moderatorit Ed Manushit do të prezantojë Fjoralba Ponari, një prezantuese e re që u komentua gjatë nga mediat, të cilat e krahasuan atë me Marina Vjollcën e cila ka prezantuar “Procesin Sportiv” për shumë vite përkrahë Manushit.

Mirëpo mesa duket këto krahasime nuk i kanë pëlqyer aspak Fjoralbës ,e cila e ftuar ditën e sotme në “Pop Culture” me Dojna Memën ka treguar se nuk ka asnjë arsye se përse ta krahasojnë me Marinën, pasi mes tyre nuk ka asgjë të përbashkët.

“Nuk më pëlqen që më krahasojnë me Marinën, nuk kemi asgjë të përbashkët, e vetmja gjë e përbashkët është në lidhje me Manushin që është kimia që dyja çiftet kanë në ekran, domethënë vendi ishte vakant unë nuk zëvendësova asnjë njëri”, është shprehur Fjoralba.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe për ata që mendojnë se Manushi e ka zgjedhur pasi ajo është bjonde dhe tërheqëse si Marina.

“Shiko se ka një staf të tërë që merret me këtë pjesë, nuk është se merren vetëm me pjesën e aparencës, ka dhe një anë teknike thashë edhe kimia si ne funksionojmë si çift, domethënë është një proces i tërë pas zgjedhjes së një individi. Përsa kohë që ai nuk ka arritur të gjej një bashkëprezantuese sezonin e kaluar atëherë i bie që kjo gjë që unë po i vë kaq rëndësi nuk ka funksionuar, ndoshta dhe ka vajtuar mungesën e Marinës , e mirë ishte e talentuar pse mos ta qante”, ka thënë ajo duke qeshur.