MENDONI SE PO LANI FYTYRËN SI DUHET? Këto janë 7 veprimet që tregojnë të kundërtën – AlpeGossip
MENDONI SE PO LANI FYTYRËN SI DUHET? Këto janë 7 veprimet që tregojnë të kundërtën

MENDONI SE PO LANI FYTYRËN SI DUHET? Këto janë 7 veprimet që tregojnë të kundërtën

Larja e fytyrës në mënyrën e duhur është mjaft e rëndësishme. Të lash fytyrën nuk do të thotë ta lash sa here të jesh para lavamanit, por të tregosh kujdes ndaj papastërtive apo make up-it që vendos. Duke marrë parasysh që lëkura e fytyrës është mjaft delikate, mbani parasysh këto rregulla:

1.Shmangia e një para-pastrimi: Ju mbani gjithë ditën make up në fytyrë dhe shkoni drejt çezmës për ta larë, pa i hequr paraprakisht papastëritë e saj. Një pastrim paraprak me bazë vajore do të ishte ideale para se ta lani fytyrën me ujë.

2.Përdorimi i produkteve të gabuara: Larja e fytyrës dy herë në ditë me një larës antibakterial do të largonte edhe yndyrat apo bakteret e dobishme për lëkurën duke e ashpërsuar atë.

3.Larja agresive e lëkurës: Për shumicën nga ne, larja e fytyrës dy herë në ditë është protokolli i duhur, por nëse nuk përdorni make up, krem mbrojtës nga dielli ose nuk djersitni shumë gjatë ditës, mjafton vetëm ta shpëlani me ujë të vakët.

4.Temperatura e gabuar e larjes: Uji i nxehtë në lëkurë do t’i hiqte yndyrën natyrale asaj dhe do të çonte në një prodhim të tepruar të sebumit, prandaj zgjidhni gjithmonë ujin e vakët.

5.Eksfolimi i tepërt: Eksfolimi i tepërt çon lëkurën në dehidratim dhe inflamacion. Zgjidhni një skrub të bërë vetë me sheqer dhe produkte natyrale në mënyrë që kimikatet të mos hyjnë drejtpërdrejt në lëkurë

.
6.E thani lëkurën duke e fshirë: Asnjëherë mos e fërkoni fytyrën me peshqir pasi e lani. Thjesht tampononi peshqirin butësisht. Dhe mos merrni peshqirin e parë që ju del përpara. Mund të jetë plot baktere të cilat ju i shpërndani në lëkurë.

7.Prisni shumë për kremin hidratues: Kremi ushqyes duhet aplikuar menjëherë pas larjes. E njëjta gjë vlen edhe për serumet dhe produktet speciale të trajtimit.